Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lokal në Gramsh. Burime për Fax News bëjnë me dije se ka shpërthyer ngrohësja në një lokal dhe për pasojë tre veta janë lënduar.
Raportohet se tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së tek djegiet plastike, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Gramsh/ Informacion paraprak
Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur soben e drurit me benzin ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me beznin, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)