Një bombol gazi ka shpërthyer në rrugën “Tre Dëshmorët” në Yzberisht. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërkohë që raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një byrektore.
Paraprakisht raportohet se janë plagosur punëtorja e byrektores dhe pronari, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident që tronditi banorët e rrugës “3 Dëshmorët”.