Opinionisti Olti Curri ka reaguar ndaj tre banorëve të “Big Brother” pasi sipas tij këta banorë janë tallur me personat me aftësi të kufizuar. Sipas Currit këta konkurrentë së bashku nuk vlejnë aq sa t’i pastrojnë banjot personave që jeta i ka vënë në sfidë aq të rëndë, pra personave me aftësi të kufizuar.
“Olsi, Danieli dhe ky tjetri që as emrin nuk ja kam fiksuar aq i parëndësishëm është…duke u tallur me personat me aftësi fizike të kufizuara…
Këta të tre konkurrënte së bashku nuk vlejnë aq sa t’i pastrojnë banjot këtyre personave që jeta i ka vënë në sfidë aq të rëndë…”, shkruan Olti Curri.
Një nga banorët, Olsi ka imituar mënyrën e ecjes së personave me aftësi të kufizuar dhe kjo ka ngjallur edhe shumë të qeshura te banorët e tjerë në shtëpi. Por këto veprime janë imituar edhe nga dy banorët e tjerë të shtëpisë të cilët bëjnë ecje jo normale por me vështirësi pasi edhe këta për pak çaste “hyjnë në botën” e njerëzve me aftësi të kufizuar, por në sensin e talljes. Olti Curri mesa duket është irrituar shumë nga këto gjeste. (J.V/Shuplaka)