Një shpërthim i shkaktuar nga një makinë me bomba vetëshpërthyese të instaluara në të, ka vrarë të paktën 16 persona në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Nga shpërthimi i cili ndodhi të djelën në mëngjes, mbetën të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë.
Sipas BBC-së, bombarduesi goditi në hyrje të objekteve kryesore të portit të Mogadishu-së, ndërsa banorët raportojnë se zhurmat e shpërthimit u dëgjuan në të gjithë qytetin.
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, por duhet theksuar se grupi islamik Somali al-Shabab shpesh kryen shpërthime të tilla në kryeqytet.
“Ne ndihmuam 48 persona të plagosur dhe mbajtëm edhe 16 të tjerët që u vranë në shpërthim”, tha Abdikadir Abdirahman Adem, drejtori i shërbimit të ambulancës së Mogadishu-së.
Sipas tij, numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.