Një shpërthim zjarri ka nodhur në një rafineri nafte në Gjermaninë jugore ku kanë vdekur tetë persona dhe rreth 1800 banorë të zonës janë evakuar nga policia, raportojnë mediat gjermane.
Incidenti në rafinerinë ka nodhur pranë Ingolstadt, e cila ndodhet rreth 80 km në veri të Mynihut. Mësohet se ngjrja ka nodhur në orët e para të mëngesit të ditës së sotme. Qindra zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe një deklaratë e policisë tha se kishte “rrezik për shpërthime më të mëdha”.
Shkaku i shpërthimit që shkaktoi edhe një rreze tymi toksik prej 20 km, mbetet ende i panjohur.
(E.V/Faxweb.al)