Një shtyllë e tensionit të lartë 250 W ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Vilaj. Rreth orës 6 e 20 të mëngjesit shpërthimi i fuqishëm është shoqëruar dhe me një hark elektrik.
Shtylla e tensionit të lartë furnizonte me energji elektrike jugun e vendit. Ende nuk dihet nëse nga shpërthimi ka patur të lënduar.
Padyshim që dëmet në rrjet do të jenë prezente. Gjithashtu nuk dihet edhe shkaku që ka çuar në këtë shpërthim. (E.K/SHUPLAKA)