Në llogarinë zyrtare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në Instagram është zbuluar një përplasje, e cila ka shkuar deri në përdorimin e dhunës fizike.
Të paktën nga ajo që është publikuar nga Federata pretendohet se Dashamir Çajka, president i klubit të Kamzës në peshëngritje, ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Bekim Gripshi, ndërsa për këtë rast është publikuar edhe një video. Ngjarja e cila është e paqartë kur ka ndodhur.
Federata e Peshëngritjes pretendon se konflikti ka nisur pasi Dashamir Çajka ka kërkuar të jetë pjesë e delegacionit me sportistët e tij në një aktivitet në Bosnjë, por që sipas Federatës, nuk e meritonin.
Teksa i drejtohet opinionit publik, Federata shkruan se pamjet do të paraqiten ditën e hënë në prokurori, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli dhe kryetarit të Komitetit Olimpik, Fidel Ylli.
Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes denoncon me emra dhe video ngjarjen e shëmtuar, teksa sqaron se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes palëve.
KOMUNIKATA ZYRTARE E FEDERATËS SË PESHËNGRITJES
“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.
Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.
Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.
View this post on Instagram