18:23 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shpërthen Tabaku: Drejtorët ushtarë të bindur, kanë vjedhur me bekimin e kryeministrit

17:53 | 31/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Tabaku: Drejtorët ushtarë të bindur, kanë vjedhur me bekimin e kryeministrit

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas dëgjesave dhe takimeve të kryeministrit Edi Rama me drejtorët e administratës si dhe dorëheqjet e kërkuara nga ai.

 Tabaku i quan drejtorët e hipotekave, spitaleve, burgjeve dhe tatimeve ushtarë të bindur dhe sipas saj nëse kanë vjedhur apo kanë abuzuar e kanë bërë me bekimin e kryeministrit.

Po ashtu ajo shton se “marketingu me pushime nga puna është bajat sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë rezultat”.

Reagimi i plotë:
Nuk janë njerëzit është sistemi!
Disa ditë me radhë dëgjoj kryeministrin nëpër diskutime live me qytetarë dhe nëpunës të administratës të cilët i fajëson për situatën problematike në të cilën ndodhet sot shërbimi publik shtetëror.

Ironikisht, drejtorët e hipotekave, të spitaleve, të burgjeve, tatimeve e kështu me radhë janë thjesht ushtarë partiakë të emëruar me lista partie, që janë denoncuar me kohe, ato janë emërime nga një deputet apo nga një tjetër sipas interesit apo kuotës së paguar. Një prej detyrave të tyre ka qenë ajo e ushtarit të bindur i cili ndër të tjera duhet të zbatojë vullnetin politik të rilindjes dhe madje të vetë kryeministrit Rama. Nëse kanë vjedhur, abuzuar apo edhe kanë kthyer korrupsionin në praktikë duke i katandisur sektorët e ndryshëm në agjenci pasurimi personal apo zinxhir të korrupsionit që shkon edhe më lart, kanë vepruar me bekimin dhe miratimin e kryeministrit.

Kështu që ky marketingu me pushime nga puna për t’u zëvendësuar drejtori i rilindjes me një tjetër drejtor rilindje që vjen nga e njëjta shkollë partie është po aq bajate sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë asnjë rezultat.

Nuk janë njerëzit, është sistemi. Sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes të cilin e fshihni me marketingun dhe gjoja qeverisjen me popullin. Sistemin që lejoi abuzime me 2,8 mld euro sipas KLSH, sistemi që largoi 200 000 shqiptare e që e ktheu Shqipërinë qendrën e kanabisit, portën kryesore të heroinës në Europë. Sistemin që ju keni ngritur edhe perfeksionuar.
Për sa kohë të mbahen në këmbë këto pushtetarë që ushqejnë dhe menaxhojnë këtë sistem për aq kohë do të mungojë vullneti politik, ndërsa administrata do të vazhdojë të jetë thjesht një ushtri e bindur partiake e ndërtuar për të dhënë tendera e koncesione dhe pse jo për të përfituar ndonjë gjë çfarë mund të rrjedhë në zinxhirin korruptiv që është instaluar!
Asgjë më shumë se shëmbëllimi i fytyrës së qeverisë!

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: jorida tabakuPDpsrama
Pas

Dashi e godet në kokë dhe në trup turisten 6-vjeçare, policia dhe ambulanca nuk i vijnë në ndihmë, denocimi

Para

5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u mbaroi mandati, mes tyre edhe bashkëshortja e Ardian Fullanit

Para
5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u mbaroi mandati, mes tyre edhe bashkëshortja e Ardian Fullanit

5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u mbaroi mandati, mes tyre edhe bashkëshortja e Ardian Fullanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

Mallakastër, dëme të rënda nga breshëri, banorët: Na u shkatërrua gjithë mundi

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false / Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Aksident në aksin Fier–Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllë tensioni të lartë(PAMJET)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.