Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa kazanë plehrash në zonën e kryqëzimit të unazës me Porcelanin në kryeqytet.
Zjarri ka shkaktuar panik në rradhët e qytetarëve që kanë qenë duke kaluar në këtë zonë të populluar të kryeqytetit.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin po nuk përjashtohet mundësia e një zjarrëvënie të qëllimshme.
Zjarrëfikësja dhe policia janë në gadishmëri në këto ditë festash, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ku nuk mungojnë as shpërthimet e lëndëve piroteknike disa orë para ndërrimit të viteve. Fatmirësisht situata ka kaluar pa pasoja.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=GdambIUw50w&feature=youtu.be
Discussion about this post