Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani
Prokurorja e Apelit Shkodër u shkarkua nga detyra me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit. Vendimi u mor nga trupa gjykuese, që kryesohej nga Sokol Como, pas mbledhjes së gjatë në dhomën e këshillimit.
Nga hetimi administrativ rezultoi se subjekti nuk justifikonte dot pasurinë dhe kishte mungesë të të ardhurave të ligjshme.
Nikëhasani kishte kundërshtuar ashpër vendimin e KPK, madje para kamerave ajo ishte shfaqur me lot në sy dhe e tronditur nga vendimi ku thoshte se nuk është e korruptuar, duke shtuar se për shkak të detyrës i kishin vendosur edhe tritol në banesë. Por kjo nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin e KPA që ka vendosur ta shkarkojë prokuroren Nikëhasani. (B.H/Faxweb)