Një burrë 60-vjeçar ka vdekur në kryeqytetin suedez Stokholm pas një shpërthimi jashtë një stacioni metroje , tha policia
Gjthashtu një grua 45-vjeçare u plagos nga shpërthimi, që policia nuk e ka konsideruar si një sulm terrorist. Gazeta suedeze Expressen dhe Aftonbladet raportuan se pajisja ishte një granatë dore.
Shpërthimi ndodhi në stacionin Varby Gard në Huddinge, një periferi jugore të qytetit.
Burri vdiq më vonë në spital. Gruaja pësoi lëndime në fytyrën e saj.
Nuk kishte asnjë shenjë se çifti ishte në shënjestër, tha policia. (B.H/Faxweb)