Gjatë mesnatës së sotme është djegur automjeti i një personi në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e një efektivi të Policisë, Agron Voga, raporton ‘’Fax News”.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.
DETAJET E POLICISË:
Më date 11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.
Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB)