Një shpërthim i fortë i cili dyshohet se është shkaktuar pas një rrjedhje gazi në një pallat 12 katësh ka shkaktuar 35 persona të plagosur në zonën e njohur si Tribeca në New York.
Mësohet se pjesa më e madhe e të plagosurve kanë probleme të lehta me frymëmarrjen për shkak se kanë thithur monoksid karboni, ndërsa një prej tyre konfirmohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat lokale kanë raportuar se afro 100 forca zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë edhe evakuimin e pallatit.
Banorët e lagjes janë njoftuar që të largohen nga zona e incidentit, raporton Express.uk.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post