Një bombë pranë kufirit të Kenias me Somalinë të shtunën ka shpërthyer, duke vrarë disa nga 11 oficerët e policisë të cilët gjendeshin aty.
Sipas zëdhënësit të policisë askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin por dyshimet e para janë drejtuar drejtë kryengritësve somalezë islamikë të cilët kryejnë sulme të shpeshta ndaj forcave keniane të sigurisë.
Kryengritësit e Somalisë ‘Al Shabaab’ morën përgjegjësinë të premten për rrëmbimin e tre rezervistëve të policisë keniane nga Wajiri, në Kenia verilindore pranë kufirit somalez.
Forcat ushtarake keniane kanë zënë një pjesë të Somalisë jugore përgjatë kufirit të përbashkët të të dy vendeve që nga viti 2011 duke krijuar kështu tensione dhe shpesh herë probleme në atë pjesë të kufirit.
(s.a/faxweb.al)
Discussion about this post