19:21 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shpërthim i fuqishëm brenda xhamisë në Afganistan, dhjetëra të vdekur

08:24 | 02/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim i fuqishëm brenda xhamisë në Afganistan, dhjetëra të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në qytetin afgan të Heratit ka lënë të vdekur rreth 30 persona, e ka plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi që goditi xhaminë “Jawadia”, rastisi në të njëjtën kohë kur kryheshin lutjet e mbrëmjes, rreth orës 20:00 me atë lokale.
Zyrtarët thanë se ishin të paktën dy agresorë, njëri kamikaz dhe tjetri i armatosur që qëllonte besimtarët me armë zjarri. Një zëdhënës i pushtetit lokal tha për BBC-në se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa sipas tij aktualisht të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur.

Megjithatë, të dy agresorët kanë vdekur në vend, siç konfirmon zëdhënësi i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”. Përfaqësuesi i guvernatorit të Heratit tha se edhe kamikazi kishte hapur zjarr brenda xhamisë, përpara se të aktivizonte eksplozivin në trup.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, ndërkohë, raporton se në vendngjarje janë hedhur edhe granata, ndërsa televizioni shtetëror iranian, “IRIB” njoftoi se në sulm ishin përfshirë 7 persona të armatosur. Por këto raportime nuk janë konfirmuar ende nga burimet lokale në Afganistan.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, që ndodhi në një zonë me shumicë myslimane shiite. Një zëdhënës i talebanëve, që kanë sulmuar në të kaluarën xhamitë shiite në vend, e dënoi sulmin përmes një mesazhi dërguar reporterëve. Herati, një rajon pranë kufirit me Iranin, konsiderohet si një prej qyteteve më të paqta të Afganistanit./ TCH

Etiketa: afganistanxhamia
Pas

A e dini se ”shokun e Çimit” do ta shihni dhëndërr shumë shpejt? (FOTO)

Para

Pastrimi i parave, në 6 muaj DPPPP çon në Prokurori 178 raste, bllokohen 3.8 milionë euro

Para
Këmbejnë mijëra euro, pronari e kupton se ishin false pasi dy djemtë u larguan

Pastrimi i parave, në 6 muaj DPPPP çon në Prokurori 178 raste, bllokohen 3.8 milionë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.