Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë të rrënuar në qytetit e Elbasanit.
Shpërthimi ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Haxhias”, shumë pranë spitalit Psikiatrit të Elbasanit.
Sipas deklaratës së Policisë dyshohet për një sasi municionesh të cilët kanë plasur si pasojë e flakëve, ndërkohë që policia është e pranishme në vendngjarje.
Sipas burimeve, nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Deklarata e policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur.
Nuk ka asnjë të lënduar, shërbimet e zjarrfikses dhe policise ndodhen në vendgjare.
Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)