Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryeqytetin anglez, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur rreth pesë persona.
Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë në zonën e Hornchurch në Londër, e cila ndodhej fare pranë një blloku apartamentesh.
Mediat britanike shkruajnë se më shumë se 70 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë policia vendase ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)