Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme në një banesë. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 në Katund Sukth. Banesa ku ndodhi shpërthimi ishte në pronësi të shtetases me inicialeV.H.. Menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga raportimet e para mendohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Detaje:
Më datë 26.02.2017, rreth orës 10:30, në Katund Sukth në banesën e shtetases V. H. ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.