Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në lagjen Hendek të Sakarya në Turqi, duke lënë të lënduar të paktën 20 punëtorë. Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 13:20, shkaktoi edhe një zjarr në vend. Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë ekipet e zjarrfikësve nga Sakarya, Düzce dhe Kocaeli, u dërguan menjëherë në vendngjarje.
Aktualisht zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ekipet mjekësore po punojnë për marrjen e të plagosurve.
Kryetari i Bashkisë Metropolitane Sakarya, Yusuf Alemdar vizitoi vendin dhe siguroi publikun se nuk kishte raporte të menjëhershme për lëndime serioze ose vdekje. Gjithsesi situata mbetet e rrjedhshme dhe autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e plotë të dëmit. Shkaku i shpërthimit është ende nën hetim dhe ndërhyrjet emergjente vijojnë ndërsa ekipet po punojnë për sigurimin e zonës dhe vlerësimin e plotë të dëmeve.