Rreth mesnatës së sotme një shpërthim ka tronditur lagjen e “Komunës së Parisit”. E më pas mesnate, rreth orës 01.45.
Policia që shkoi menjëherë pas sinjalizimit në vendngjarje ka gjetur të dëmtuar pjesën e përparme të një lokali që shërbente si bar-lloto.
Nga shpërthimi ka pasur fatmirësisht vetëm dëme materiale pasi edhe lokali ka qenë bosh në momentin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet për një shpërthim me tritol ose shpërthim i gjeneratorit në mënyrë të qëllimshme. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje.
Njoftimi i policise:
Më datë 07.07.2017, rreth orës 02:00, në rrugën “Medar Shtylla”, pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali, në pronësi të shtetasit I. D., ka patur një shpërthim.
Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
(E.K/SHUPLAKA)