Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një Universitet në Kabul, dhe për pasojë të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Uahid Mayar tha se dy trupa të vdekur dhe 10 të lënduar ishin dërguar në spital pas shpërthimit. Asnjë grup militant nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin, shkruan “Reuters”.
Një student tha se shpërthimi ndodhi, në momentin që studentët ishin mbledhur, pasi kishte një provim. Një dëshmitar deklaroi se një makinë mori flakë pas shpërthimit, duke i bërë dhe më të mëdha përmasat e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit Faramarz Firdau deklaroi se po merren hollësisht me ngjarjen e rëndë.