00:11 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shpërthim me bombë në një stacion treni në Pakistan, humbin jetën 24 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

10:02 | 09/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim me bombë në një stacion treni në Pakistan, humbin jetën 24 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Të paktën 24 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një stacion treni në jugperëndim të Pakistanit të shtunën, njoftuan policia dhe zyrtarët. Pakistani është duke u përballur me një rritje të sulmeve nga militantët etnikë separatistë në provincën Baluçistan në jug dhe me sulme nga militantët islamistë në veriperëndim.

Inspektori i përgjithshëm i policisë në Baluçistan, Mouzzam Jah Ansari, tha se 24 njerëz kanë humbur jetën deri tani si pasojë e shpërthimit në stacionin hekurudhor, i cili është zakonisht i dendur në fillim të ditës. “Në shënjestër të sulmit ishte personeli i ushtrisë nga Shkolla e Këmbësorisë”, tha ai, duke shtuar se shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit (BLA), një grup militant separatist, mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve Reuters. BLA-ja kërkon pavarësimin e Baluçistanit, një provincë me rreth 15 milionë banorë që kufizohet me Afganistanin në veri dhe Iranin në perëndim. BLA-ja është grupi më i madh ndër disa grupe kryengritëse etnike që luftojnë kundër Qeverisë, duke thënë se ajo ia shfrytëzon padrejtësisht kësaj province burimet e pasura të gazit dhe mineraleve.

Mbikëqyrësi i lartë i operacioneve policore, Muhammad Baloch, tha se shpërthimi duket të jetë një bombë vetëvrasëse dhe se hetimet janë duke vazhduar për të mësuar më shumë. “Shpërthimi ndodhi brenda stacionit të trenit kur treni i shpejt ishte gati për t’u nisur drejt Peshavarinit”, tha Baloch.

Në gusht, të paktën 73 njerëz u vranë në provincën Baluçistan, pasi militantët separatistë sulmuan stacione policore, linja hekurudhore dhe autostrada.

Sulmet e gushtit ishin më të përhapurat ndër vite nga militantët që luftojnë në një kryengritje dekadeshe për shkëputjen e provincës jugperëndimore të pasur me burime. Kjo provincë është vendi i projekteve të mëdha të udhëhequra nga Kina, si një port dhe një minierë ari dhe bakri./REL

 

Pas

SHBA ekspozon planin iranian për vrasjen e Donald Trumpit

Para

Rënia e Murit të Berlinit, 35 vite nga ngjarja që ndryshoi botën! 9 nëntori, data kur gjermanët sjellin në kujtesë tmerrin dhe gëzimin!

Para
Rënia e Murit të Berlinit, 35 vite nga ngjarja që ndryshoi botën! 9 nëntori, data kur gjermanët sjellin në kujtesë tmerrin dhe gëzimin!

Rënia e Murit të Berlinit, 35 vite nga ngjarja që ndryshoi botën! 9 nëntori, data kur gjermanët sjellin në kujtesë tmerrin dhe gëzimin!

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.