Në kryeqytetin grek mbrëmjen e sotme ka shpërthyer një bombë. Mediat greke shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 (me orën lokale) në qendër Athinës, në zonën mes Universitetit dhe stadiumit.
Mësohet se mjeti shpërthyer ishte vendosur para një banke. Sipas të dhënave paraprake, për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, policia greke bën me dije se përpara shpërthimit, në numrin e tyre kishte mbërritur një telefonatë paralajmëruese, por deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1632″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]