Në orët e para të mëngjesit të sotëm persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse në derën e shtepisë një personi në Shkodër. Sipas nje informacioni paraprak nga blutë e qytetit rajonal, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.
DETAJE:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin 2 katesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. (J.V/Shuplaka)