Një sasi eksplozivi i është vendosur një banese në Krujë, e cila është në pronësi të Xhavit Mashës.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02 e 45 e për pasoje ka dëme të mëdha materiale.
Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe dyer e dritare, muret dhe çatia.
Xhavit masha njihet si një familje e mirë në zonë dhe nuk ka probleme e konflikte me njeri por dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit Besnikut. Besnik Masha është drejor i OSHEE-së për Fushkrujën.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post