Një shpërthim me eksploziv është shënuar së fundmi në minierën e kromit në Bulqzizë.
Nga të dhënat e deritanishme, referuar burimeve të policisë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në galerinë 29/50 zona D të minierës. Në vendngjarje janë gjetur 2 copa fitil zjarr-përcjellës të djegur.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të natës sipas burimeve të policisë, e për është dëmtuar armatura prej druri.
(XH.A/SHUPLAKA)