Rreth orës tre të mëngjesit të sotëm në fshatin Mukje, Krujë ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në dyqanin ushqimor të shtetasit B.M., 47 vjeç.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale në pjesën e derës, pasi në momentin kur ka ndodhur shpërthimi nuk ka pasur njerëz brenda dyqanit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)