Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të para të mengjesit të sotëm në Shkozë. Në orën 01: 30 të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli pranë derës së një banese në një pallat në Shkozë. Shpërthimi me tritiol ka bërë një zhurmë të madhe ku gjithë pallati është shqetesuar në këtëtë orë të natës.
“Fax News” raporton se banesa është në pronësi të Kreshnik Mihjes, refugjat në Angli. Mësohet se në banesa kur ka shpërthyer tritoli ka pasur edhe familjarë brenda. Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.
“Fax News” ka tentuar të futet brenda pallatit dhe banesës por nuk është lejuar nga një vajzë, e cila ka thënë se është e afërt e Kreshnik Nijës.
DETAJE:
Një djalë i ri, 29-vjeç ka qene shënjestra e një sulmi me eksploziv të ndodhur gjatë orëve të natës. Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, i është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës shtetasit, K.M., 29 vjeç.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, por policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale “Shkaterrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal. (J.V/Faxweb)