Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të s 11 nentori në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë’ në Shkodër.
Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit në gusht iu vu eksploziv te agjensia funerale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale në pronësi të Flora Fierza, e cila sapo ishte hapur. Edhe atëherë shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale. Ne pamjet filmike te publikuara nga policia ku shihet qarte kur një person i maskuar afrohet dhe i vendos lëndën plasëse tek dera, si dhe dëmet që kishte shkaktuar shpërthimi në biznes.
Dy ditë më pas venies se ekpluzivit policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolit. Policia e Shkodrës informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit I riu, sipas bluve të Shkodrës, rezulton me precedent te me pasrshem penal penal për armëmbajtje pa leje.