Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një mjet në lagjen “15 Tetori”.
Mjeti ka qenë i parkuar dhe raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD”.
Policia në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)