Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në restorantin “Oda e Hasanbeut” në Tepelenë.
Restoranti ndodhet në hyrje të autostradës Levan Tepelenë dhe i përket shtetasit Shpëtim Hasanbegaj, raporton Faxweb.al.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Burime bëjnë me dije se në momentin e shpërthimit në lokal nuk ka patur njeri.Ndërkaq këtë ngjarje policia nuk e ka bërë publike, duke mos dhënë asnjë detaj.
Policia është duke hetuar për një pistë të mundshme konfliktesh të pronarit të lokalit, Shpëtim Hasanbegaj me persona të tjerë.
Discussion about this post