Një shpërthim është regjistruar paraditen e sotme në centralin bërthamor në qytetin francez Flamanville. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në bazën Ouest, në dhomën e motorrit rreth orës 10:00 të ditës së sotme.
Gazeta franceze “Ouest France” ka bërë me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur disa persona. Duke cituar policinë lokale dhe Prefekturës e lokalit, gazeta ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik bërthamor.
Mësohet se të lënduarit janë duke marrë ndihmën mjekësore nga mjekët.
Ndërkaq flitet se zyrtarët lokalë, flitet se ende nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me incidentin. Ata janë shprehur se është herët për të komentuar ngjarjen, ndërkohë që rasti është duke u hetuar. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1074″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post