Një shpërthim i madh ka ndodhur në Serbi, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur të paktën 14 persona.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Byronë e Riparimit Teknik në Kragujevac rreth orës 13:45 minuta, gjatë një operacioni për demontimin e municioneve.
Të plagosurit kanë pësuar djegie të rënda në trup dhe ndodhen në spital, megjithatë gjendja e tyre ende nuk është përë e ditur.
Në depon ku ndodhi shpërthimi, ndodhej një sasi e madhe granatash dhe municione të tjera. Pas shpërthimit të parë, u regjistrua një tjetër shpërthim. (D.D/Shuplaka)