Policia po heton një incident në një tren nëntokësor të linjës së qarkut në Parsons Green, në jug-perëndim të Londrës.
Zyrtarët dhe stafi i ambulancës janë në vendngjarje sipas raportimeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Nga sa mësohet paraprakisht bëhet fjalë për një shpërthim.
Një fotografi në mediat sociale tregoi një kovë të bardhë brenda një qese supermarketi, por nuk duket të tregojë dëmtime të mëdha në karrocë.
Autoritetet flasin për disa persona që kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim, ndërsa pritet që nga minuta në minutë të dalin detaje të reja.
(E.K/SHUPLAKA)