Edhe një herë tjetër Parisi tmerrohet nga shpërthimet, por këtë radhë nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mbrëmje në një metro në Paris, si pasojë e një shkëndinje elektrike.
Mediat franceze shkruajnë se si pasojë, u evakuuan dhjetëra pasagjerë të cilët ndodheshin në stacion gjatë momentit të shpërthimit. Mësohet se në këtë incident që ndodhi në platformën numër 6 në stacionin Place d’Italie, mbetën të plagosur 8 prej pasagjerëve. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1067″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]