Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të shënuar në një bazë të NATO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ka ndodhur në bazën ushtarake amerikane në Missouri të Amerikës, ku zhvillohen testet ushtarake nga shtetet e NATO-s.
Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e municionit, mirëpo momentalisht nuk ka më shumë detaje lidhur me shkaktarin, bën me dije “The Indepedent”.
Në atë zonë ka më shumë se 400 ndërtesa dhe 9 depo.
(XH.A/SHUPLAKA)