Në fabrikën ushtarake “Terem” në qytetin Kostents në Bullgari ka ndodhur një shpërthim, por pa lëndime në njerëz, njoftoi administrata rajonale e MPB-së. Mediat lokale raportojnë se në makineri ka shpërthyer një predhë.
Nga shpërthimi është dëmtuar muri i sigurisë dhe çatia e fabrikës, raporton Novinite. Ekipet e zjarrfikësve spërkatën vendin me ujë për të parandaluar shpërthime të mëtejshme dhe të gjithë punëtorët u evakuuan menjëherë. Përfaqësues të Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e shpërthimit.