12:47 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shpërthim në një pikë karburanti në Rusi, humbin jetën 12 persona, mes tyre edhe fëmijë

12:58 | 28/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim në një pikë karburanti në Rusi, humbin jetën 12 persona, mes tyre edhe fëmijë

Së paku 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi dhe një zjarri pasues në një pikë karburanti në rajonin e Dagestanit në Rusi, njoftuan autoritetet ruse të shtunën. Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se 11 njerëz të tjerë janë lënduar.

Tetë nga të plagosurit u shtruan në spital, tha zëvendësministri rus i Shëndetësisë, Aleksei Kuznetsov, për mediat ruse. Zjarri u shua më vonë. Shpërthimi ndodhi në një pikë karburanti në periferi të kryeqytetit rajonal, Makaçkala, afër fshatit Novi Kushet, tha Ministria e Emergjencave.

Makaçkala ndodhet rreth 1.600 kilometra në jug të Moskës. Ministria tha se pika e karburantit është shkatërruar plotësisht. “Pika e karburantit dhe mensa po digjen në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë. Dy makina dhe një kamion janë dëmtuar”, tha Ministria në Telegram.

Sipas furnizuesit lokal të energjisë, Dagenergo, objektet e energjisë në zonën e shpërthimit janë dëmtuar dhe furnizimi me energji është ndërprerë në zonat përreth.

Sipas shërbimeve të emergjencës, të cituara nga agjencitë e lajmeve ruse, është duke u bërë pastrimi i rrënojave në vendngjarje dhe mund të ketë njerëz të varrosur nën rrënoja.

Departamenti i Komitetit Hetimor të Dagestanit hapi një hetim për neglizhencë dhe mënyrën se si janë respektuar rregullat e sigurisë në pikën e karburantit. Autoritetet shpallën 28 shtatorin ditë zie në kujtim të viktimave të shpërthimit, raportoi shërbimi për shtyp i Dagestanit.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar prokurorinë e Dagestanit, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 17:30 lokale, më 27 shtator. Kanali Telegram Shot raportoi se kishte dy shpërthime. Në gusht të vitit të kaluar, një shpërthim i madh në një pikë karburanti vrau 35 persona dhe plagosi 113 të tjerë./ REL

Etiketa: Dagestanirusi
Pas

Vodhi një sasi parash në biznesin ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

Para

Netanyahu ndërpret vizitën në New York pas sulmeve izraelite në Bejrut

Para
Netanyahu ndërpret vizitën në New York pas sulmeve izraelite në Bejrut

Netanyahu ndërpret vizitën në New York pas sulmeve izraelite në Bejrut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

Lewandowski qëndron i palëkundur te Barcelona, por klubi sheh mundësinë e një shitjeje fitimprurëse

Elbasan/Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve

Parkuan makinat në mënyrë të parregullt dhe nuk iu bindën policisë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Ina Zhupa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: “Kodi i mafias ‘omerta’, jo i Shqipërisë”

Shpërblime për Policinë e Shtetit: 50 mijë lekë bonus për efektivët e angazhuar në Giro d’Italia

Andia Ulliri humbet betejën për të marrë mandatin e deputetes dhe në KAS, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.