Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një rafineri nafte të kompanisë Eni në Calenzano të Firences. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në afërsi të qendrës tregtare I Gigli.
Si pasojë e shpërthimit në pikën e ngarkimit ku cisternat mbushen me karburant, 2 persona kanë vdekur, 9 janë plagosur dhe 3 të tjerë raportohen të zhdukur.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, teksa shtëllunga e madhe e tymit ka përfshirë zonën dhe mund të shihet dhe në disa komuna pranë saj.
Autoritetet nuk bëjnë me dije se përse ka ndodhur ky shpërthim, teksa banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbajnë dritaret mbyllur.