Një shpërthim tritoli ka ndodhur mesnatën e djeshme në Lazarat, rreth orës 3:00.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të shumta materiale.
Sasia e tritolit vendosur në derën e oborrit, dyshohet se ka qenë rreth 300 gramë.
Burime të Faxweb.al, bëjnë me dije se tritoli është vendosur në banesën e njërit prej anëtarëve të grupit që qëlluan mbi Policinë e Shtetit në vitin 2014.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e shtetasit A.S., banues në Lazarat.
Ndërkohë ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit.
(E.K/Faxweb.al)