Rreth orës 01:15, është raportuar për një shpërthim të vogël në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur, që ndodhet në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Ngjarja ka ndodhur në pronën e shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dhe dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse.
Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar shkaqet dhe për të kapur personat përgjegjës për këtë akt.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.