00:54 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shpërthim vdekjeprurës afër zyrës së një kandidati, një ditë para zgjedhjeve në Pakistan

10:42 | 07/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim vdekjeprurës afër zyrës së një kandidati, një ditë para zgjedhjeve në Pakistan

Një bombë ka shpërthyer pranë një zyre të një kandidati të pavarur në jugperëndim të Pakistanit të mërkurën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, duke i vrarë së paku 14 njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan zyrtarët.

Sulmi ndodhi në Pashin, një qark në provincën Baluchistan, tha Jan Achakzai, zëdhënës i Qeverisë provinciale. Ai shtoi se të plagosurit po dërgohen në një spital të afërt dhe policia tha se disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Pakistani mban zgjedhje në një kohë kur sulmet militante janë në rritje dhe pas burgosjes së Imran Khan, fituesit të zgjedhjeve të fundit nacionale, i cili i ka mbizotëruar ballinat, pavarësisht krizës ekonomike dhe halleve me të cilat përballet vendi i armatosur me armë bërthamore.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Disa grupe, përfshirë militantët islamistë të grupit taliban pakistanez dhe grupet separatiste nga Balochistan, e kundërshtojnë shtetin pakistanez dhe kanë kryer sulme në këtë vend muajt e fundit.

Khan – ish-kryeministri i burgosur – ditë më parë u bëri thirrje mbështetësve të vet të presin pranë qendrave të votimit pasi të kenë votuar.

Grumbullimi i madh i mbështetësve të Khanit te qendrat e votimit mund t’i rrisë tensionet, për shkak të asaj që ata e cilësojnë si një luftë të mbështetur nga ushtria kundër Khanit dhe partisë së tij, e cila ia ka kufizuar fushatën asaj. Ushtria e ka mohuar përfshirjen në politikë.

Sulmi ndodhi pavarësisht zhvendosjes së dhjetëra mijëra policëve dhe forcave paramilitare nëpër Pakistan për të garantuar paqe, pas një vale sulmesh militante së fundmi në vend, posaçërisht në Baluchistan.

Baluchistan, një provincë e pasur me gazë në kufi me Afganistanin dhe Iranin, ka qenë skenë e një kryengritjeje të vogël të nacionalistëve të Baluchstanit për më shumë se dy dekada. Ata fillimisht deshën ndarjen e resurseve të provincës, por më vonë e nisën një kryengritje për pavarësi.

/REL

Etiketa: pakistan
Pas

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ 70-vjeçari përplaset nga makina dhe dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Para

Mbante gruan të mbyllur në banesë dhe e dhunonte/ Masa e sigurisë për 34-vjeçarin

Para
Mbante gruan të mbyllur në banesë dhe e dhunonte/ Masa e sigurisë për 34-vjeçarin

Mbante gruan të mbyllur në banesë dhe e dhunonte/ Masa e sigurisë për 34-vjeçarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.