Një zjarr gjigand ka shpërthyer në një qendër tregtare shumë të populluar “Sindika market”, në Moskë.
Sipas mediave lokale 3 mijë persona janë evakuar, ndërsa zjarrfikësit dhe hekikopterët morën në dorë situatën për neutralizimin e shuarjen e flakëve. Mësohet se automjetet që ishin parkuar në brendësi të strukturës kanë shpërthyer.
Nuk kanë qenë të pakta dëmet materiale pasi 400 metra katrorë të ndërtesës është shembur ndërsa parkingu i nëndheshëm është pushtuar nga flakët. Në këtë ndërtesë ndodheshin 1200 dyqane, e zyra që zinin një sipërfaqe prej 55 mijë metrash katrorë, të gjitha të shkatërruara. (J.V/Shuplaka)