11:36 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi me eksploziv në Shkodër, policia arreston autorët (EMRAT)

16:25 | 08/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi me eksploziv në Shkodër, policia arreston autorët (EMRAT)

Drejtori Vendor i Policisë Shkodër, Gjovalin Loka së bashku me prokurori i Shkodrës  Anton Martini dolën në një konferencë për shtyp për të treguar zbardhjen e ngjarjes me eksploziv të ndodhur më 13 janar 2018.

“Sot, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.”

Loka u shpreh se në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– Endri Çopja 29 vjeç
– Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masë sigurie “Arrest në burg, në mungesë”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: anton markuGjovalin Loka
Pas

“Gjyqi i Eni Çobanit është banal”, juristja reagon ndaj Agron Llakajt (FOTO)

Para

Grupi i trafikut të drogës “Treblova”, prokuroria kërkon dënimin për 4 anëtarët e bandës

Para
Grupi i trafikut të drogës “Treblova”, prokuroria kërkon dënimin për 4 anëtarët e bandës

Grupi i trafikut të drogës “Treblova”, prokuroria kërkon dënimin për 4 anëtarët e bandës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë Tryeza e rrumbullakët: “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”

Altin Dumani: Rekomandimet nuk duhet të cënojnë pavarësinë e SPAK

Ish deputeti i PD Ervin Salianji mberrin ne Gjykaten Fier per shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.