IKMT-ja ka shembur godinën e katërt me lëndë plasëse në Fier.
Pasojat që ka lënë pas kanë qenë dëme të konsiderueshme materiale në bizneset dhe banesat përreth.
Ky ishte pallati i katërt, i cili u shemb në kuadër të rëhabilitimit të lumit Gjanica dhe i treti i cili u shemb duke përdorur lëndë plasëse.
Për shpërthimin e godinës u përdorën rreth 8 kg lëndë plasëse.
Disa ditë më parë dy objekte të tjerë u shembën po me lëndë plasëse, duke lënë po kështu pasoja për banesat që e rrethojnë.
Banorët e disa subjekteve janë ankuar për dëme të mëdha materiale, pavarsisht masave që thuhet se janë marrë.
Fax News ju sjell më poshtë pamjet nga disa objekte të dëmtuar.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=a1pzBsAUNRM&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=Ft2zRM83eg8&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=IHBwmO0OE2E&feature=youtu.be