Presidenti i Republikës Ilir Meta ashtu sic e kishte paralajmëruar edhe më herët ishte sot pasdite ne Spitalin e Traumës këtu në Tiranë.
Meta shikoi nga afër gjendjen e 16-vjeçares, Merita Tola e cila është e shtruar dhe po merr mjekimin e duhur nga mjekët pasi shpëtoi plagëve të marra nga shpërthimi i një bobmole gazi qe shpërtheu ne shtëpine e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Guri, në Ostren të Madh të Bulqizës, ku Merita Tola 16-vjeç ka humbur nënën 40-vjeç, vëllain 22-vjeç dhe vajzën 13-vjeç.
Pasi shioji gjendjen e vajzës Meta foli për mediat duke u shprehur I gatshëm peët ti qëndruar pranë asaj dhe familjes së saj.
“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë, për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj dhe me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Tola dhe gjithë komunitetit të Bulqizës. Do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, tha Presidenti Meta.
R.G/FAXWEB.AL