17:24 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në ish-Bllok, plagosen 4 persona. Panik dhe tronditje në të gjithë zonën (Video)

13:44 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi i fuqishëm në ish-Bllok, plagosen 4 persona. Panik dhe tronditje në të gjithë zonën (Video)

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Dyshohet se ka shpërthyer një bombul me hidrogjen pranë një biznesi që merrej me organizimin e eventeve, dhe nga ngjarja katër persona kanë mbetur të lënduar.

Burime nga vengjarja bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Sokol Dema, se të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ka shumë dëme materiale në biznesin ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ngjitur me të ndodhet dhe një argjendari. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.

Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.

Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: shperthim ne ish-bllok
Pas

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, dyshohet për të lënduar (Video)

Para

48 orë pas notit gjen vdekjen

Para
48 orë pas notit gjen vdekjen

48 orë pas notit gjen vdekjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.