Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotëm në një nga lokalet e qendrës së Elbasanit.
Por ndryshe nga sa u raportua fillimisht se ishte lëndë plasëse, burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë si rezultat i defektit teknik në dy panele diellore.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë ngritur fillimisht alarmin se ishte shpërthim me eksploziv, por mesa duket nuk ka asgjë kriminale në këtë ngjarje.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe situata tashmë është vënë nën kontroll.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Në lagjen “Kala”,Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post