Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasi Shkëlqim Plaku, 50-vjeç, pronari i një fastfood-i.
Ai mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme teksa në biznesin e tij ka shpërthyer një bombol gazi, në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur pronari i fast food ka hapur dyqanin në mëngjes.
Dyqani ishte mbushur me gaz dhe në momentin kur ai ka hyrë brenda ka ndodhur shpërthimi, duke e lënë të plagosur.
(E.K/FAXWEB.AL)