22:06 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHPËRTHIMI I GAZETARËVE KUNDËR BASHËS, nga Çim Peka, te Bled Koka e Endri Xhafo

13:58 | 27/05/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHPËRTHIMI I GAZETARËVE KUNDËR BASHËS, nga Çim Peka, te Bled Koka e Endri Xhafo

Çim Peka, Bledian Koka dhe Endri Xhafo komentojnë ashpër kundër vendimit të Lulzim Bashës për listat e kandidatëve të demokratëve.

Ndërsa Peka sjell si kundërpeshë të Bashës vendimin e Ramës për të mos e ”lëshuar” Ruçin, ndryshe nga ç’bëri Basha me Topallin, Koka shkon edhe më tej, duke i stisur Bashës një bisedë imagjinare me Henri Çilin. Gazetari Endri Xhafo e thekson fort se Basha ka vrarë PD-në, me bekimin e Berishës.

ÇIM PEKA:

”Rama nuk e lëshon Ruçin edhe pse është pjesë e muzeut të “Shtëpisë me gjethe”, Basha fshin Topallin që ishte viktima e saj. Një gjë e them me bindje. Lul Basha paska menduar më shumë për 22 Korrikun, se për 25 Qershorin. Dhe ndoshta është i qartë.”

BLEDIAN KOKA:

”Lajmi i fundit…

Gjatë paradites se sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe miqësore me administratorin e UET Henri Çili. Gjatë kësaj bisede z. Basha shfrytëzoi mundësinë për ta falenderuar për mundësinë që z.Çili i dha atij për të qenë i pari në listën e PD-së në Tiranë.

Z. Çili i shprehu z. Basha kënaqësinë dhe ndau me të përpjekjet për vendimin e vështirë që administratori i UET kishte marrë për ta përfshirë dhe kryedemokratin në listat e PD. Z. Basha u angazhua gjatë bisedës me z.Çili se do të bënte çmos që ta justifikonte besimin e dhënë dhe e garantoi atë se PD që sot e tutje është në funksion të çfarëdolloj nevoje që z. Çili dhe universiteti i tij do të kenë pas 25 Qershorit.

p.s…Në fund, biseda u mbyll me një ftesë që z.Basha i bëri z.Çili për të qenë i pranishëm në çeljen e fushatës së mashtrimeve 1-mujore të PD-së, sot pasdite në Bulevardin ku ra dëshmore Partia Demokratike”

ENDRI XHAFO:

”Luli, vrasësi i PD-së!

Me bekimin e Doktorit!

Lul hollandezi, kur të humbësh zgjedhjet, a do ta japësh dorëheqjen? Se në korrik ke zgjedhjet për kryetar? Sigurisht që jo! Se s’do ketë më mjaftueshëm njerëz me karakter në atë parti që të ta kërkojnë, njerëz nga ata qëndrestarët e orëve më të këqija të PD-së, të vetmit që i ndejtën afër Doktorit edhe në ’97-ën, kur bytha jote ishte akoma gjimnazist! Apo kur Genc Pollo themelonte me Nard Ndokën PDr-në, partinë që i vodhi PD-së emrin dhe siglën, pikërisht për të rrëzuar Doktorin!

Lul hollandezi, ti tregove që je fiks një produkt sorosian, nga mënyra si e spastrove partinë! Por Doktori, me gjoja dorën e lirë që të la për listat, tregoi se ai është mosmirënjohës! Se ty të gjeti në kuti patatinash, si lodër plastike prodhim kinez, të vuri në krye të partisë dhe e zhbëri partinë që vetë krijoi në ’90!

Lul hollandezi, ty mor djalë nuk të duhej të fitoje zgjedhjet, ty të duhej të fitoje partinë. Por xhanëm mirë thotë Andis Harasani, erdhi koha që kryetari i PS të përcaktojë kush do të jetë kryetari i PD-së. Pikë e zezë!

Lul hollandezi, ti lë jashtë:

– Ridvan Boden

– Jozefina Topallin

– Astrit Patozin

– Majlinda Bregun

– Myqerem Tafajn

e plot të tjerë…

dhe fut në lista:

– Grida Dumën

– Klevis Fahri Balliun

– Ervin Salianjin

etj.etj.

T’u dha rasti dhe u hakmorre si legen ndaj të gjithë njerëzve të Olldashit! Po, po, i largove të gjithë ata që mbajtën anën e Sokolit të ndjerë! Ia “shite” Ridvanin, Myqeremin dhe Arben Imamin “veting”-ut të Kryeministrit, kurse me largimin e Jozefinës, Majlidës e Astritit ti tregon se “Republika e Re” është republika e yesmen-ëve!

Lul, ti je një zhgënjim për shumëkënd!” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashabledian kokaCim PekaEndri Xhafolista
Pas

“Bëre lëmsh PD dhe PS-në, si mund ta lënë jashtë ‘strategun'”, Shpëtim Gjika tallet me Islamin

Para

Thyen xhamin dhe vodhën kasafortën e gjendjes civile në Mat, policia në kërkim të autorëve

Para
Thyen xhamin dhe vodhën kasafortën e gjendjes civile në Mat, policia në kërkim të autorëve

Thyen xhamin dhe vodhën kasafortën e gjendjes civile në Mat, policia në kërkim të autorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.